Pendarovski: S’ka problem me rezervat e mallrave, do jetë problem nëse vazhdon kriza në Ukrainë

Shkup, 25 shkurt – Shteti ka rezerva të mallrave për përmbushjen e nevojave të qytetarëve, por problemi mund të jetë nëse kriza në Ukrainë vazhdon më gjatë dhe atëherë do të ketë nevojë për ndërhyrje eksportuese, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski duke qenë mysafir në “Utrinski Brifing”.

Ai theksoi se pikërisht për këtë është diskutuar edhe në Këshillin e djeshëm të Sigurisë, sëbashku me çështje të lidhura me aspektin e sigurisë.

“Vlerësimet kanë të bëjnë me faktet reale të njoftuara nga kryeministri. Ne jemi të plotësuar me rezerva të mallrave. Problem do të jetë nëse kjo me Ukrainën zgjatë edhe më shumë. Atëherë do të duhet të bëjmë intervenime eksportuese. Serbia solli vendim të mos bëjë eksportë të resurseve të rëndësishme jetësore. Në bursa u rriten çmimet e naftës, por edhe të grurit”, theksoi Pendarovski.

Ai shtoi se nuk ka pasur komunikim me ambasadorin rus në vend, ndërsa me shumë siguri nuk ka as Qeveria, por që vendi si anëtare e NATO-s iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë pritet masë reciproke nga ana e Moskës.

“Në lidhje me sanksionet, këto janë sanksione kryesore financiare dhe nuk besoj që do të ketë efekt më të madh. Pjesë e madhe e operacioneve në Ukrainë janë të financuara edhe me bitkoin, dhe kjo nuk mund të ndalet”, thotë presidenti Pendarovski duke shtuar se Ukraina po komplikohet, ndërsa qëllim i forcave ruse është të bie Kievi që të fillojnë negociatat.

Sipas tij, në periudhën e ardhshme në vend do të ndodh shkatërrimi i radhëve para asaj që vlerësohet si rrezik i përbashkët, njëjtë si ashtu ka në NATO dhe BE.

“Nuk ka kurrfarë arsyetimi për këtë që e bënë Putini dhe thotë – se Ukraina ka regjim pro-fashistë dhe që udhëhiqet nga një hebre. Në lidhje me konsekuencat e sigurisë nëse Putin e pushton Ukrainën, në Ballkanin Perëndimor pika më e dobët është Banja Lluka”, tha Pendarovski.

Shefi i shtetit nënvizoi se Maqedonia e Veriut ka numër të konsiderueshëm të qytetarëve që kultivojnë ndjenja miqësore drejtë Rusisë dhe të tillë që kanë simpati për Putinin.

Ai potencoi se nuk dyshon në orientimin politik properëndimor të partive të mëdha politike, por se anketat tregojnë edhe diskonim të ndryshëm te qytetarët.

“Dëm të madh politik bën ajo që partnerët tanë perëndimorë pas ndryshimit të emrit nuk i filluam bisedimet. Sepse sikur t’iu sqarohet qytetarëve mospërmbushja e pjesës së dytë të pyetjes së referendumit?” shtoi Pendarovski.

Sipas tij, ekziston përshtypja se Ballkani Perëndimor është harruar nga BE-ja, duke pasur parasysh se ne 17 vjet presim që të fillojmë bisedime, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi po negociojnë tashmë 10 vjet.

“Cila është perspektiva e njerëzve që ne ua ofrojmë? Të gjithë pajtohen se Ballkani Perëndimor është lënë anash në mënyrë të padrejtë, ndërsa Evropa e shihte Ballkanin vetëm nga prizmi i valës së refugjatëve, shtoi Pendarovski, duke theksuar se pas përfundimit të krizës ukrainase, do të mund të ketë zbutje të qëndrimit të Bullgarisë drejtë vendit.

Në lidhje me kërkesat për mbajtjen e takimit të liderëve, shefi i shtetit theksoi se nuk është optimist se ai do të ishte produktiv.

“Kur bëhet thirrje për takim të liderëve kjo nënkupton se Parlamenti nuk funksionon. E dyta, duhet të ketë pajtueshmëri nga të dyja palët, ndërsa kjo nuk është. Iu propozova dy partive më të mëdha që të marrin pjesë në Këshillat e Sigurisë të cilat i organizoj, por nuk u pajtuan. Propozova që shërbimet t’i informojnë. Shpreson se do të ketë reagim pozitiv në atë që shërbimet t’i informojnë partitë për situatat edhe në shtet edhe jashtë saj”, potencoi Pendarovski.

Rreth kërkesës së opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, presidenti i Republikës vlerëson se kjo do të shkaktonte “frenim” të shtetit dhe të proceseve në të.

“Zgjedhjet e ngadalësojnë të gjithë dinamikën ekonomike dhe politike, paralajmëroi Pendarovski, duke shtuar se megjithatë nëse shumica e deputetëve në Kuvend deklarohen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ai këtë do ta pranojë.