Osmani: Diplomatët tanë në Kiev janë në strehim, nuk planifikoj takim me ambasadorin rus

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kumtoi se vazhdimisht është në kontakt me ambasadën tonë në Kiev, si dhe me qytetarët tanë të cilët tentojnë të ikin nga Ukraina.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën tonë. Për fat të keq, situata nuk është e mirë, veçanërisht në Kiev. Ambasadori dhe diplomati dhe dy qytetarë tanë, të cilët janë në Ambasadë, pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në strehim sesa në ambasadë. Nuk mund të shkojnë deri tek rezidencat e tyre. Ata kanë fjetur në ambasadë. Po mundohemi t’i evakuojmë. Kisha kontakt me kolegët e mi të rajonit. Në Kiev ka rreth 20 ambasadorë nga anëtaret e BE-së, të cilët gjithashtu nuk mund të dalin. Kievi është i rrethuar, tërë natën ka pasur sulme ajrore. Po bëjmë aranzhmane, cili do vend i cili do të sigurojë transportin e parë për t’i nxjerrë edhe diplomatët tanë deri në Poloni. Megjithatë, ata janë në komunikim me qytetarët tanë në Ukrainë. Edhe pse dje pjesën më të madhe e kaluan në strehim, japin pasaporta. Por edha ata të cilët kanë marrë pasaporta, nuk mund të dalin”, informon Osmani.

Ai theksoi se me familje me fëmijë njëvjeçar, e cila është në pjesën lindore të Ukrainës, ka kontaktuar edhe direkt. Osmani tha se ka edhe disa qytetarë tanë në Odesa.

“Kam biseduar me ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, sepse ata kanë konsullatë në Odesa, të mund me autobusët e tyre me të cilët do t’i marrin qytetarët e tyre, t’i marrin edhe tanët. Mbrëmë vonë i kam lidhur ambasadorin tonë me konsullin e përgjithshëm bullgar në Odesa për t’i informuar qytetarët tanë ku të presin. Në komunikimin e fundit të cilin e pata me ambasadorin ton., ai më tha se nuk mund ta braktisin Kievin”, tha Osmani, i cili shfaqi shpresë se gjatë ditës do të mund diplomatët tanë të arrijnë në Poloni.

Ministri Osmani tha se askush nuk mund të parashikojë si do të zhvillohet situata. Por, se anëtaret e BE-së bëjnë plane për valë të refugjatëve. Sipas tij, për momentin nuk do të duhej tek ne të ketë fluks të refugjatëve se jemi larg Ukrainës.

“Nëse eskalon kjo situatë më shumë, mund të ndodh edhe kjo”, thotë Osmani.

Agresioni rus në Ukrainë do të ketë pasoja të rënda për arkitekturën e sigurisë evropiane, që nënkupton të gjithë kontinentin. Zakonisht manifestohet në pikat e dobëta, dhe Ballkani është pika e dobët – plaga e BE-së dhe natyrisht mund të ketë implikime dhe përpjekje të faktorëve të politikës së jashtme dhe faktorëve rajonalë, të cilët mund ta përdorin këtë kaos për të arritur qëllimet e tyre, njoftoi Osmani derisa u përgjigj pyetjeve të gazetarëve për vlerësimet dhe analizat e implikimeve të mundshme të sigurisë në Ballkan, veçanërisht në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë në lidhje me ngjarjet në Ukrainë.

Shefi i diplomacisë theksoi se ne si vend nuk jemi drejtpërdrejt nën ndonjë kërcënim të sigurisë, por pasojat ekonomike tashmë po ndihen.

Osmani theksoi se si anëtare e NATO-s i kemi të gjitha informacionet në kohë reale dhe i kemi ditur të gjitha hapat e Moskës para dy javësh, gjë që jep mundësinë për të marrë vendime të mirë informuara, për t’u përgatitur për çdo pasojë.

Shefi i diplomacisë rikujtoi se NATO është aleancë që kujdeset për çdo metër katror të territorit të vendeve anëtare, që do të thotë se jemi nën mbrojtjen e NATO-s, por megjithatë marrim të gjitha masat për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike dhe masat e tjera, për të cilat Qeveria është duke debatuar në javët e kaluara, ndërsa sot do të ketë seancë në të cilën do të merren masa shtesë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm këtu në rajon”, theksoi Osmani.

Ai shtoi se për këtë arsye këto komunikime të shpeshta janë faktorë rajonal që ne të jemi të koordinuar dhe ne u pajtuam dhe ndamë mendimin se askush në rajon nuk dëshiron konflikt, përshkallëzim dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm në atë fushë.

“Sigurisht që do të ketë implikime ekonomike dhe ato tashmë ndjehen në çmimet e gazit, në çmimet e burimeve të energjisë dhe kjo do të manifestohet edhe më shumë në çmimet e produkteve të tjera, duke përfshirë edhe ato ushqimore”, deklaroi Osmani, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë Nikolla Selakoviq.

Osmani sot informoi se ka pasur takim me ambasadoren ukrainase në vendin tonë Natalia Zadoruzhnjuk, por nuk ka pasur dhe nuk planifikon të takohet me ambasadorin e Rusisë, Sergej Bazdnikin.

Në konferencën për shtyp pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq, Osmani ka bërë thirrje që menjëherë të ndërpriten aktivitetet luftarake në Ukrainë dhe të ulet në tryezë me qëllim që përmes dialogut politik dhe mjeteve diplomatike të tejkalohet kjo situatë, e cila siç potencoi, fillimisht ka aktivitet të drejtpërdrejtë destruktiv për njerëzit në Ukrainë, por edhe për qytetarët e Rusisë, po mund të ketë edhe pasoja afatgjate në të gjithë kontinentin dhe mbarë botën.

“E kemi dënuar këtë agresion rus në Ukrainë, duke e konsideruar si shkelje të rendit ndërkombëtar juridik, sovranitetit dhe integritetit territorial të pavarësisë së shtetit, të drejtës së shteteve të pavarura që të përcaktojnë vetë prioritete të jashtme politike. Dje ju kemi bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, por iu bashkuam edhe të gjitha masave kufizuese që BE-ja i ka futur që nga viti 2014 kur u aneksua Krimea, për të penguar Rusinë në vazhdimin e këtij konflikti ushtarak”, tha shefi i diplomacisë Osmani, i pyetur se çfarë do të jetë marrëdhëniet dypalëshe me Rusinë në lidhje me atë që po ndodh tani në Ukrainë.