U mbajt debat publik për nismën “Tetova do park të qytetit”
Tetovë, 25 shkurt – Nisma “Tetova do park të qytetit” mbajti debat publik në të cilën qytetarët u njohën me hollësitë rreth propozimit për krijimin e parkut të ri të qytetit, ndërsa u dëgjua dhe mendimi i personave ekspertë që ishin mysafirë nga fusha e urbanizmit dhe planifikimit të hapësirës. Një pjesë e qytetarëve kërkuan përgjigje rreth bashkëpunimit me komunën, rregullimin e marrëdhënieve ligjore pronsore dhe të ngjashme.
Divna Pençiq, profesorësh universitar nga katedra e Urbanizmit pranë Fakultetit arkitekturë – Shkup duke mbështetur nismën tregoi se në ditët e sotme qytetet krijojnë vlera më të larta në formë të strategjive dhe planeve me të cilat ndodhe mënyra dhe orientimi si të krijohet jetë më kualitative në këtë vendbanim.
“Bëhen strategji deh vizion për zhvillimin që do të ofrojnë kualitet për jetë, për lumturi, për shëndet të qytetarëve, sot planet bëhen si dokument që përpunohet për të mësuar kushtet si rregulla, për shembull si të vozitet apo luhet shah. Planifikimi bëhet ashtu që ta kuptojnë qytetarët e Tetovës”, tha Divna Pençiq.
Dushica Trpçevska Angjellkoviq, planifikuese e hapësirës dhe urbaniste nga Agjencia për planifikim të hapësirës konstatoi se në Tetovë ka devalvim të konceptit urban dhe për këtë ka nevojë për nisma të krijimit të parqeve që janë një nga karakteristikat e vendbanimit urban modern për jetesë.
Nismëtarët para të pranishmeve sqaruan në hollësi për katër çështje që u paraqiten në publik rreth pronësisë së blloqeve urbane ku po planifikohet parku, si të krijohet parku, nëse ka prapavijë politike të nismës dhe mundësia për lokacione alternative.

