Bislimovski: Kufizime nuk ka, por nevojitet shpenzim racional i energjisë elektrike
Shkup, 25 shkurt – Kufizime nuk ka, furnizimi me energji elektrike është stabil dhe situata në sektorin energjetik është nën kontroll, është konkludimi kryesor nga takimi koordinativ i Komisionit rregullator për energjetikë dhe resurse të ujit (KRRE) me kompanitë energjetike ESM, MEPSO, EVN Hom, Elektro distribuimi dhe MEMO.
“Ende zgjatë kriza energjetike. Është fat që kufizime nuk ka, ndërsa furnizimi me energjinë elektrike në periudhën e fundit është stabile, por megjithatë nevojitet shpenzimi i saj racionale. Në këto muaj të krizës përmes koordinimeve të përbashkëta të rregullta i marrim të gjitha masat e nevojshme, ndër të cilat është realizuar edhe iniciativa e KRRE-së për zgjerimin e listës së kategorive të cenueshme të cilat marrin mbështetje direkte financiare”, deklaroi kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski pas takimit koordinativ.
Ai përkujtoi se konsumatorëve të rrezikuar të energjisë në llogaritë u është llogaritur shtesë në para për shkak të mbulimit të një pjese të shpenzimeve për konsumin e energjisë.
“Në takim biseduam edhe për masat e ardhshme sistematike që do të ndërmerren për të stabilizuar sektorin e energjisë. Kemi filluar bisedimet edhe në drejtim të ndryshimit të sistemit tarifor, i cili do të bazohet në analizat e detajuara të përgatitura më parë. Qëllimi është që të kemi një çmim të drejtë të energjisë elektrike që do t’i reflektojë kostot reale për secilin lloj konsumatori dhe i cili do të parandalojë keqpërdorimin e tregut të energjisë elektrike”, theksoi Bislimoski.
Siç theksoi, është vërejtur se një pjesë e konsumatorëve të mëdhenj të cilët kanë për obligim të furnizojnë energji elektrike në tregun e lirë, regjistrojnë kompani të reja të cilat i plotësojnë kushtet për pjesëmarrje në tregun rregullator, madje përmes arritjes së marrëveshjeve për qira në emrin e tyre marrin energji elektrike me çmime të rregulluara të cilat janë më të ulëta se ato të tregut.
“Një pjesë e analizave tregojnë se 1 për qind e amvisërive shpenzojnë 20 për qind të energjisë elektrike në dispozicion që ESM prodhon me një çmim disa herë më të ulët se çmimi i tregut të aksioneve. Kjo tregon se këto amvisëri ngrohin sipërfaqe më të mëdha se të tjerat, me çmim që subvencionohet nga shteti”, saktësoi Bislimoski.
Për më tepër, shtoi, janë shqyrtuar mekanizmat si t’u ndihmohet konsumatorëve të cilët e furnizojnë energjinë elektrike në treg të lirë.

