Prezantim i gjetjeve nga hulumtimi “Hyrje në diskriminimin studentor”
Shkup, 25 shkurt – Forumi rinor arsimor (FRA) sot do t’i prezantojë gjetjet dhe rekomandimet kyçe nga hulumtimi “Hyrje në diskriminimin studentor”.
Hulumtimi është punuar në muajt e fundit, ndërsa përqendrohet në perceptimin studentor për diskriminim pranë universiteteve shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, “Goce Dellçevi” në Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir dhe Universiteti Shtetëror i Tetovë.
Në mënyrë shtesë, në kuadër të vetë hulumtimit janë krijuar edhe rekomandime të orientuara ndaj institucioneve relevante, ndërsa në drejtim të parandalimit dhe sanksionit të diskriminimit.
Siç paralajmëruan organizatorët, përveç promovimit të gjetjeve, në kuadër të ngjarjes do të mbahet edhe një panel-diskutim i shkurtër, në të cilin përfaqësuesit relevantë të institucioneve do të japin mendimin e tyre lidhur me gjetjet dhe rekomandimet nga hulumtimi.

