Shefi i diplomacisë serbe Selakoviq për vizitë zyrtare në Shkup
Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, i cili ndodhet në vizitë dyditore në Maqedoninë e Veriut.
Selakoviq në Shkup do të ketë takime të veçanta edhe me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.
Siç njofton MPJ, në fokus të takimit të Ministrave do të jenë ngjarjet aktuale në marrëdhëniet dypalëshe, perspektivat e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të iniciativave rajonale, si dhe format konkrete të shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit sektorial.
Gjatë vizitës pritet të nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e qendrave kulturo-informative në Shkup dhe Beograd.

