Barcelona zhvillon një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Napolit, shënohet katër gola
Barcelona e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 3-1 ndaj Napolit në stadiumin “Diego Armando Maradona” në kuadër të ndeshjes play-off të Ligës së Evropës.
Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1, ndërsa Barcelona zbriti në këtë takim vetëm për fitore.
Goli i parë erdhi në minutën e 9-të, kur asistimin e Adama Traores e ktheu në gol Jordi Alba.
Vetëm katër minuta më pas ishte Frenkie de Jong që shënoi për 2-0 një super gol.
Napoli arriti të zbus të shifrat në 2-1 me golin e Lorenzo Insignes nga penalltia.
Krejt pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Gerard Pique që shënoi për 3-1.

