Këshilli i Sigurisë: Gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme, ka rezerva të mjaftueshme mallrash dhe të energensave

Shkup, 24 shkurt – Gjendja e Sigurisë në vend dhe rajon lidhur me agresionin rus mbi Ukrainën ishte temë e mbledhjes së 15-të të sotme të Këshillit të Sigurisë, që u mbajt në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovki. Në mbledhje u dënuan veprimet ushtarake të cilat Rusia i ka ndërmarrë mbi Ukrainën, të cilat tashmë sollën humbje të jetëve të njerëzve dhe dëm material.

“Anëtarët e Këshillit konstatuan se gjendja e sigurisë në vend është e qëndrueshme. nevojitet që institucionet kompetente të vazhdojnë ta ndjekin   gjendjen dhe të përgatisin skenarë të mundshëm në përputhje me zhvillimet e ngjarjeve, për të vepruar në kohë. Në mbledhje u informua se vendi ka rezerva të mjaftueshme mallrash dhe energensa. Institucionet kompetente kanë qenë të ngarkuara që çdo ditë ta ndjekin gjendjen, që të ndërhyhet nëse ka nevojë”, informoi kabineti i presidentit.

Në mbledhje ishin të pranishëm anëtarët e rregullt të Këshillit: kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryetari i Qeverisë Dimitar Kovaçevski, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe anëtarët e emëruar nga presidenti: Trajan Gocevski, nenad Markoviq dhe Veton Latifi.

Me ftesë së presidentit, në mbledhjen e Këshillit morën pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë së Armatës. Në mbledhje përmes linkut u kyçën edhe ambasadori i Maqedonisë së Maqedonisë në NATO dhe ambasadori në Kiev, të cilët informuan për ngjarjet më të reja në Ukrainë dhe për aktivitetet e ndërmarra në kuadër të NATO-s.

 Lidhur me qytetarët e Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Ukrainë, shteti, siç theksohet, i ka ndërmarrë masat e nevojshme për evakuimin e sigurt të tyre, si dhe të punësuarve në ambasadën tonë në Kiev.

 Si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut është në koordinim të rregullt me Aleancën dhe aleatët lidhur me aktivitetet e ardhshme të cilat do të ndërmerren nga ana e aleatëve.

 Anëtarët e Këshillit u informuan për aktivitetet të cilat i ka ndërmarrë Qeveria, në kontekst të pakos së masave kufizuese të BE-së, ndaj të cilat u bashkua edhe Maqedonia e Veriut, ndërsa të cilat përfshijnë masa të synuara për një numër të caktuar të politikës dhe biznesit të cilët kanë luajtur rol për gjendjen në Ukrainë. Për ta vendoset ndalesë për udhëtim në vendet e BE-së, si dhe ndalesë për qasje deri te fondet financiare të Unionit.