Ganiu mirëpret në takim Partinë Demokratike Turke

Shkup, 24 shkurt – Kryetari i komunës së Çairit sot në zyrat e tij ka mirëpritur në takim përfaqësues të Partisë Demokratike Turke. Mysafirët e uruan Ganiun për rizgjedhjen e tij në krye të komunës për edhe 4 vite të ardhshme.

Të gjitha palët shfaqën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të qytetarëve.

Ganiu ka përkujtuar se Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet vendi më i përkryer i bashkëjetesës gjë që duhet ruajtur dhe kultivuar me çdo kusht.

Ganiu potencon se dera e Komunës së Çairit mbetet e hapur për të gjithë, sepse detyra jonë kryesore është të jemi gjithmonë në shërbim të popullit