Biden premton hakmarrje, cili do dalë në fund fitues?

Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi me forcë sulmin e paprovokuar dhe të pajutistikuar të forcave ushtarake rusë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të vënë në jetë paralajmërimet për sanksionet dërrmuese që janë diskutuar prej javësh tashmë në përgjigje të një inkursioni të Moskës.

Biden: Presidenti Putin zgjodhi të ndiqte rrugën e një lufte të paramenduar e cila do të sjellë humbje katastrofike të jetëve njerëzore dhe vuajtje të mëdha. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në mënyrë të njëzëshme e të vendosur. Bota do ta konsiderojë Rusinë pëgjegjëse për këtë që po bën.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi ashpër  sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha ai. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.

“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në Tëitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior. Kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi mbledhjen urgjente të komitetit të emergjencës të qeverisë britanike, Cobra, per të diskutuar përgjigjen ndaj këtij të tmerrshëm, sic e quajti ai. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se masat e reja që do të diskutohen në një takim në orët e mbrëmjes të udhëheqësve të bllokut, do të jenë “paketa më e ashpër e sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”. “Kjo është ndër orët më të errëta për Evropën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore… Udhëheqja e Rusisë do të përballet me izolim të pashembullt”, tha ai, ndërsa paralajmëroi një paketë të re ndihmash për Ukrainën.