Braun: Këmbëngulje në çështjet e identitetit nuk duhet të jetë prioritet

Shkup, 24 shkurt – Besoj se zgjidhja e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes mund më mirë të arrihet në korniza të BE-së. Këmbëngulje në çështje të identitetit në kontest bilateral nuk duhet të jetë prioritet për momentin, vlerëson Daniel Braun drejtoi i Zyrës së Fondacionit “Konard Adenaur” në Shkup.

“Fatkeqësisht për këtë biseduam më shumë se një dekadë. Maqedonia e Veriut e tregoi gatishmërinë e saj për arritjen e marrëveshjes me fqinjët e saja, por kjo nuk mund të arrihet njëanshëm dhe është e vështirë nëse njëra palë ka pozicione konfirmuese. Besoj se zgjidhja e kontestit në mes Shkupit dhe Sofjes mund më mirë të arrihet në korniza të BE-së, por sot po përballemi me luftëra të reja në Evropë dhe kjo duhet të jetë sinjal për të gjitha demokracitë. Insistimi në çështje të identitetit në kontest bilateral nuk duhet të jetë prioritet për momentin. Marrëveshja është e mundur për dyja palët nëse ka vullnet për kompromis”, thotë Braun i pyetur për vlerësimin e mundësive në vend për të filluar negociatat me BE-në këtë vit para promovimit të dy analizave për procesin euro-integrues për Maqedoninë e Veriut.

Kryetari i Institutit Marko Troshanovski në lidhje me gjetjet e analizave për euro-integrimet në vend, thotë se ata mund të minimizohen në fjali dhe se “ëndrra evropiane për vendin akoma po shkëlqen, por realiteti evropian u kthye në ëndërr të keqe”.

“Kredibiliteti i BE-së vazhdon të shënoj rënie. Ai është disa vite me radhë në rënie të madhe. Po rritet percepcioni se Amerika është më me ndikim se Evropa dhe për herë të parë ky qëndrim është tek maqedonasit, që deri më tani ishte e rezervuar për shqiptarët”, thotë Troshanovski.

Poashtu, e rëndësisë thelbësore është se percepcioni për ndikimin e Evropës si aleati jonë më i mirë i vendit shënon rënie të madhe.

Fondacioni “Konrad Adenaur” dhe Instituti i Demokracisë sot organizuan promovim të dy punimeve hulumtuese “Analiza e mendimit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian (2014 – 2021)” dhe “Nga lëvdatat deri te dëshpërimet: 2021 Analiza e mendimit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut drejtë Bashkimit Evropian”.