Xhaferi: Fadil Zendeli nuk mund të jetë më nënkryetar Kuvendi, të largohet!
Shkup, 24 shkurt – Kryetari i Kuvendit sot para mediave ka sqaruar problemet që dalin nga bllokimi në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime.
Ai shprehet se deputeti i Lëvizjes Besa Fadil Zendeli, duhet të largohet nga funksioni i nënkryetarit të Kuvendit dhe anëtarit përkatës në Komisionin në fjalë. Kjo përshkak se partia e tij doli në opozitë, transmeton Zhurnal.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë përshkak se një gjendje të tillë nuk e lejon rregullorja e Kuvendit.
Sipas Xhaferit, mos largimi i Zendelit nga funksioni, zvarritë punët dhe prishë ekuilibrin e përfaqësimit në komision.
“Unë kam qenë mjaft i vetëdijshëm për situatën që është krijuar dhe kam dhënë përparësi që subjektet politike të reflektojnë dhe mos të kalkulojnë. Unë nuk jam avokat i asnjërës parti, por interpretoj atë çfarë është Rregullorja. Deputeti Fadil Zendeli, deri më 9 dhjetor 2021 ka qenë nënkryetar i parlamentit, përfaqësues i shumicës parlamentare. Me konfigurimin e ri të forcave politike në shumicë parlamentare, Besa si subjekt politik vendosi të kalojë në opozitë me dy deputetë e ngelur dhe Fadil Zendeli si bartës i funksionit – nënkryetar parlamenti nuk mundeshte si opozitë të bartë edhe funksionin e nënkryetarit për faktin që rregullorja sanksionon që nga numri i përgjithshëm i nënkryetarëve, një i takon opozitës më të madhe në vend që rezulton me koaliconin VMRO-DPMNE dhe komgor asaj logjike, deputeti i opozitës, në rastin konkret Fadil Zendeli, nëse ka ndërruar status të veprimit të mëtejshëm si opozitat dhe nuk ka të drejtë të bartë as funksionin e anëtarit përkatës të Komisionit përkatës, për faktin që ndikon në disbalanc i pjesëmarrjes së deputetëve”, sqaron Xhaferi pas takimit joformal me gazetarët.

