Putin: As nuk mund ta imagjinoni çfarë mund t’i ndodhë atij shteti që përzihet në aksionet tona!
Vlladimir Putin mëngjesin e sotëm ka publikuar operacionin në Ukrainë dhe ka paralajmëruar shtetet tjera se çdo përzierje në aksionet e tyre, do të shkaktojë pasoja që deri tani askush nuk i ka imagjinuar, informon Zhurnal.
Ai tha se sulmi është i nevojshëm që të mbrohen civilët në Ukrainën lindore. Sipas SHBA-ve ky arsyetim është gënjeshtër dhe arsyetim i kotë për invazion. Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas që të dorëzojnë armët e tyre dhe të kthehen në shtëpi.
“Rusia nuk planifikon të okupojë Ukrainën, por përgjigja e Moskës do të jetë e shpejtë nëse dikush e kundërshton Rusinë. Populli ukrainas duhet lirshëm të vendosë kush do ta udhëheqë vendin”, tha Putin.//Zhurnal.mk

