Seancë urgjente e KS të KB-së, Guteresh me apel: Jepini mundësi paqes
Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh dërgoi apel deri te presidenti rus, Vlladimir Putin që të mos u japë urdhër ushtarëve ta sulmojnë Ukrainën në kontekst të raporteve për sulm të pashmangshëm.
“Dita ishte plotë me zëra dhe indikacione se është e pashmangshme ofensiva kundër Ukrainës. Do të thotë, nëse me të vërtetë po përgatitet operacion, kam vetëm një gjë për të thënë nga zemra. President Putin, ndalini ushtarët e juaj që ta sulmojnë Ukrainën, jepini mundësi paqes. Shumë njerëz tanimë kanë humbur jetën”, tha Guteresh në seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit të KB-së në Nju-Jork.
Në vijim është seanca e Këshillit të Sigurimit të KB-së. Ambasadori i Ukrainës në KB, Sergij Kislica deklaroi se përfaqësuesi rus në KB ka konfirmuar se presidenti i tij i ka shpallur “luftë vendit tim”, transmeton Bi-Bi-Si.

