Moti sot i vranët dhe me shi

Shkup, 22 shkurt – Mot kryesisht i vranët dhe më i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme shiu, ndërsa në male dhe në disa vende më të larta me borë. Reshjet do të jenë më të dendura në pjesët jugore ku pritet të reshin lokalisht rreth 15 l/m2 sediment ujor. Do të fryjë erë e fortë veriore e cila vende-vende do të arrijë mbi 60 km/orë, ndërsa temperatura do të ulet me 6 deri në 8 gradë në krahasim me ditën e sotme. Temperaturat minimale do të lëvizin në interval prej 4 deri në 8, ndërsa maksimalja prej 6 deri në 13 gradë.

Në Shkup, kryesisht me reshje vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu, si dhe erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë 5, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 8 gradë.

Në ditët në vijim do të mbajë mot stabil me erë mesatare deri të fortë veriore dhe me ulje të temperaturave të mëngjesit.