Delegacioni qeveritar në krye me Bytyqin nesër në panairin global EKSPO në Dubai

Delegacioni qeveritar i kryesuar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investime, Fatmir Bytyqi që nesër do të qëndrojë në Dubai, ku mbahet panairi global EKSPO.

“Më 22.02.2022 (e martë) me fillim prej orës 13:00 (orës 16:00 sipas kohës lokale në Dubai), do të mbahet ceremonia zyrtare dhe shënimi i Ditës nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut në panairin global EKSPO që po ndodhë në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, qëndron në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp.

Të mërkurën do të mbahet konferenca e biznesit me fillim prej orës 7:30 (orës 10:30 sipas kohës lokale në Dubai) në të cilën është paralajmëruar fjalim i zëvendëskryeministrit Bytyqi, e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, të drejtorit të Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, Festim Halili, drejtorit të Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, LupçoJanevski, si edhe të përfaqësuesve të katër odave.

Si pjesë e vizitës, delegacioni do të mbajë takime edhe me përfaqësues të Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe si edhe me përfaqësues të odave dhe kompanive.