Kërkohet thirrje të seancës të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime
Shkup, 21 shkurt – Deputetët nga më shumë parti politike në Kuvend sot kanë filluar procedurë dhe kanë dorëzuar kërkesë deri tek kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për të thirrë seancë emergjente të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, për atë se Komisioni nuk ka kryetarë pasiqë kryetari paraprak ishte zgjedhur për kryetar komune në zgjedhjet lokale gjatë tetorit, për shkak se punë e këtij komisioni është bllokuar. Puna e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet të zhbllokohet, konsiderojnë deputetët, dhe të mund të zgjedhin gjykatës të ri.
“Në bazë të Nenit 120 paragrafit 2 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ne si deputet kërkojmë të përcaktohet vazhdim i dytë i seancës së 13-të të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Këtë kërkesë e dorëzojmë me nënshkrime të shtatë nga gjithsej 13 anëtarëve të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve”, deklaroi në konferencën e sotme deputeti dhe koordinatori i VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski.
Micevski shtoi se qëllimi i tyre është efikasiteti dhe përmirësimi i sistemit gjyqësore në përgjithësi, siç theksoi, pikërisht për këtë kërkojnë edhe u bëjnë thirrje deputetëve nga shumica parlamentare të mbështesin këtë kërkesë dhe një orë më herët të mbahet seanca dhe përfundimisht pas pritjes disa mujore të zgjedhën gjykatësit kushtetues.

