Në janar rritje të depozitave dhe kredive në nivel vjetor, ulje në nivel mujor
Shkup, 21 shkurt – Banka Popullore sot njoftoi se në nivel vjetor depozitat e përgjithshme në janar janë rritur për 7,4 për qind, ndërsa kreditë e përgjithshme për 8,4 për qind.
Rritja e depozitave, siç thekson banka qendrore, është rezultat i rritjes së depozitave tek dy sektoret, por më i theksuar është tek amvisëritë, ndërsa rritja e kredive është më pak i theksuar tek sektori korporativ.
Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Popullore, në janar depozitat e përgjithshme shënojnë ulje mujore prej 0,8 për qind që në një pjesë të madh ka të bëjë me uljen në sektorin korporativ, ndërsa kreditë në nivel mujor mbesin të pandryshuara.
Tek sektori korporativ, në nivel mujor, depozitat shënojnë ulje prej 3,1 për qind, ndërsa tek amvisëritë ka ulje minimale mujore prej 0,1 për qind.

