Petrovska: NATO nuk intervenon në shtete që nuk janë anëtarë por po e ndjekë situatën me Ukrainën
Shkup, 21 shkurt – Javën e kaluar kishte takim të NATO-s në Bruksel, ku tema ishte kriza në Ukrainë, ndërsa këtë uikend u mbajt edhe konferenca e sigurisë në Minhen.
Sllavjanka Petrovska, ministre e mbrojtjes, në deklarimin e saj sot në Utrinski Brifing, është shprehur se deklarimi i saj nuk është vetëm i saj por gjithë krerëve shtetëror, informon Zhurnal.
“E pakontestueshme është që gjithkush ka të drejtë të tregojë pikëpamjet e tyre. Deklarata ime nuk është personalisht vetëm e imja por gjithë kreut shtetëror dhe pasqyrton qëndrimin e kreut shtetëror se Maqedonia është vend anëtar i NATO-s. Në NATO nuk ka anëtarë të rendit të parë apo të dytë, nëse jeni anëtarë i NATO-s duhet të tregoni qëndrimin tuaj në të kundërtën del se nuk keni qëndrim”, thotë Petrovska.
Petrovska thotë se qëndrimi i Aleancës është se nuk do të përfshijnë ushtarë të NATO-s në një vend që nuk është anëtare e NATO-s por do të ndërmeren masa për mbrojtje të vendeve të cilat janë anëtare të NATO-s. Aleanca dhe vendet anëtare kanë dërguar thirrje për zgjidhje diplomatike, por nevojitet dhe të jetë e përgatitur. Në Maqedoni nuk është rritur gatishmëria luftarake, e kjo bëhet me urdhër të presidentit si komandat kryesor, sqaron ministrja.
“Në këtë moment buxheti për Armatën është 1,8% nga buxheti dhe mjetet shfrytëzohen për avansimin dhe pajisjen e potencialeve të armatës. Me projeksionin për vitin e ardhshëm do të arrijmë deri në 2%, prej të cilave 20% do të jenë për modernizimin e Armatës”, thotë Petrovska.
Petrovska shton se plani për zhvillimin e Armatës është afatgjatë, por ajo që është e mirë në NATO Aleancën është se ët gjithë bashkëpunojnë mes vete dhe shtohet ajo që mungon.
“Edhe në Konferencën e Minhenit tema kryesore ishte kriza në Ukrainë dhe si NATO do të vendoset në këtë krizë, por kjo ishte edhe mundësi e mirë të realizohen kontakte. Mesazhin që e dërgoi delegacioni nga Maqedonia ishte të përshpejtohen proceset tona eurointegruese. Të gjithë u pajtuan se i përmbushim kushtet për fillim të negociatave dhe kjo dueht të ndodhë orë e më parë”, thotë Petrovska.
Petrovska beson se përfitimet që do t’i ketë Maqedonia nga anëtarësimi në NATO do të jenë edhe më të mëdha.//Zhurnal.mk

