Edhe Lëvizja Besa mbështetë protestën e Lëvizjes Antibixhoz
Tetovë, 21 shkurt – Pas Aleancës për Shqiptarët, tani edhe Lëvizja Besa ka shprehur gatishmëri për mbështetje të protestës së Lëvizjes Antibixhoz. Kjo protestë është paraparë të mbahet nesër (e martë).
Nga Lëvizja Besa bëjnë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë, informon Zhurnal.
“Lëvizja BESA si çdoherë që ka përkrahur protestat kundër dukurive negative në shoqëri, edhe kësaj radhe vazhdon kontinuitetin e qendrimeve politike duke përkrahur protestën e Lëvizjes “Anti-Bixhoz” kundër hapjes së një kazinoje afër një shkolle në Tetovë.
Gjithashtu u bëjmë apel gjithë qytetarëve që me maturi dhe qetësi të dalin në këtë protestë për të luftuar fenomenet negative në shoqërinë tonë. Të dalim të gjithë pa dallime partiake për t’i larguar objektet e lojrave të fatit nga afërsia e shkollave dhe t’i dislokojnë ato sa më larg vendbanimeve”, thuhet në kumtesën e sotme të Lëvizjes Besa.//zhurnal.mk

