Gjithsej 838 raste të reja me KOVID-19, 1140 të shëruar dhe 20 viktima

Shkup, 19 shkurt – Në 24 orët e fundit janë regjistruar 838 raste të reja me Kovid-19 nga 4078 testime. Janë regjistruar 1140 të shëruar dhe 20 viktima.

Konform të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) janë kryer 4.078 testime, ndërsa janë regjistruar 838 raste të reja me KOVID-19 në Shkup – 430, Veles – 52, Manastir – 42, Kumanovë – 40, Tetovë – 34, Prilep. – 33, Strumicë – 23, Kavadar – 22, Kërçovë – 19, Negotinë – 17, Ohër – 16, Shtip – 15, Gostivar – 14, Gjevgjeli dhe Resnjë – 12, Koçani – 10, Radovish – 9, Strugë – 8, Dibër – 7, Kriva Pallankë – 4, Dellçevë, Vallandovë, Vinicë dhe Demir Hisar – 3, Bogdanci – 2, Sveti Nikollë, Berovë, Kratovë, Krushevë dhe Pehçevë – 1, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Nga numri total i rasteve pozitive (838), janë regjistruar 118 riinfeksione.

Konform të dhënave të ISHP-së janë regjistruar 1.140 të shëruar edhe atë nga Shkupi 413, Manastiri- 98, Kavadari- 97, Veles- 91, Tetovë- 61, Gostivar- 49, Strumicë -43, Kumanovë dhe Kërçovë- 41, Negotinë- 38, Gjevgjeli – 29, Sveti Nikollë – 25, Ohër – 19, Koçani – 15, Prilep – 14, Shtip dhe Kriva Pallanka – 10, Demir Kapi – 8, Resnjë dhe Vallandovë- 7, Vinicë- 6, Strugë dhe Dibër – 5, Bogdanci – 3, Dellçevë- 2, Demir Hisar, Krushevë dhe Dojran – nga 1.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 20 persona të vdekur: 10 nga Shkupi (69, 73, 76, 77, 77, 80, 81, 83, 84 dhe 85 vj), 3 persona nga Tetova (64, 72 dhe 74 vj) dhe nga një nga Koçani (70), Kratova (84), Kriva Pallanka (71 vj), Kumanova (68), Negotina (83 vj), Prilepi (83 vj) dhe Strumica (78 vj). Të gjithë personat e raportuar kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.

Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini Im”, janë raportuar edhe 2 persona të vdekur nga Shkupi. Të vdekurit janë të moshës 77 deri në 86 vjeç. Nga numri i përgjithshëm i viktimave, tek 22 persona janë regjistruar komorbiditete.

Janë kryer 4078 teste përmes: ISHP-326, QSHP Shkup-72, QSHP Manastir-103, QSHP Prilep-65, QSHP Tetovë-6, QSHP Kumanovë-90, Klinika për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile-0, Mjekësia Ligjore-0, Spitali laboratorik Kozle-0, KU Pulmologji me alergologji -0, SPQ “8 Shtatori”-0, Instituti i Mikrobiologjisë-142, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -85, Avicena-132, Biotek-167 Sistina-76, Laboratori Laor- 210, Sinlab-27, Remedika-19, Fertilitet-53, Genea-26, Nikob Lab-441, VFV Medikal-88, Eli Medika-38, Rojal Medika-10, Spektra-MM-23, Rapid Lab-19, Zhan Mitrev Strumicë-13, Nova Lab Diagnostiks-11, Ramus-21, ISHP dhe ISHP (test i shpejtë) – gjithsej 1815.

Deri tani në vend janë kryer gjithsej 1.866.119 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 292.660, numri i të shëruarve 275.948, numri i të vdekurve 8.891, ndërsa numri i rasteve aktive 7.821.