ASH Koalicionin LSDM-BDI votoi kundër propozimeve tona për rritjen e pagave në arsim

Tetovë, 19 shkurt – Vajtimet e LSDM-së për të punësuarit në arsim i vlerësoj si të pasinqerta dhe tentim për manipulim me mijëra të punësuar në këtë sektor, thotë shefja e grupit parlametar të Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti. Sipas saj, kjo Qeveri nuk e ka hallin tek arsimtarët dhe statusi i tyre ekonomik, por tenton të mbulojë dështimet e tyre me skena teatrale në Kuvend.

“Sikur ky pushtet ta kishte me sinqeritet shqetësimin për të punësuarit në arsim, do të duhej të pranonte amendamentin e deputetëve të Aleancës për Shqiptarët me të cilin parashihet harmonizim i pagave në arsim dhe sektorët e tjerë publik në përputhje me rritjen e pagës minimale. Ne mbështetëm rritjen e pagës minimale, por koalicioni LSDM-BDI në komisionin për punë dhe politikë sociale, votuan kundër amendamenteve tona dhe kundër rritjes së pagave në arsim”, thekson deputetja Dauti.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje deputetëve të shumicës dhe Qeverisë që ta ndalojnë “teatrin dhe mashtrimin”.
“Të ulemi dhe bashkërisht të vendosim të rrisim pagat e mësimdhënësve dhe punonjësve në sektorin e arsimit dhe njëkohësisht ata t’i ndalin keqpërdorimet e lukset e funksionarëve të tyre”, shtuar shefja e grupit parlamentar të ASH-s’, Ilir Dauti.

https://www.facebook.com/iliredauti01/videos/534437221146414