Gjendet i vdekur në rrugë një 78-vjeçar në Prishtinë

Një burrë i moshës rreth 78 vjeç është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ilir Konushevci” të Prishtinës, mëngjesin e së shtunës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se policia po ndërmerr të gjitha veprimet për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes.

“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ” Ilir Konushevci” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 78 vjeç. Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.