Mjekët amë e ndërpresin protestën, ndërsa MSH e pranoi formimin e grupeve të punës për zgjidhjen e problemeve
Shkup, 18 shkurt – Ministria e Shëndetësisë dhe Shoqata e mjekëve privatë janë pajtuar që brenda një ose dy javësh të formojnë grupe punuese dhe të fillojnë hap pas hapi me zgjidhjen konkrete të punëve dhe përcaktimin e prioriteteve.
“Për ekipet mjekësore të kujdesit parësor shëndetësor që kanë më pak pacientë dhe mundësisht shtesë të krijohen ekipe të reja në vendbanimet më të vogla dhe në zonat rurale, duhet të sigurohet një pagë minimale e garantuar si për infermieren ashtu edhe për mjekun amë, për të parandaluar derdhjen e stafit dhe mbylljen e ambulancave, tha sot pasdite zëvendësministri i Shëndetësisë Vladimir Rendevski pas takimit me kryetaren e Shoqatës së mjekëve privatë dr. Lilija Çolakova Dervishova dhe kryetaren e Odës së mjekëve, Kalina Grivçeva Stardelova. Në takim mori pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
Rendevski theksoi se në takimin si Ministri e Shëndetësisë i kanë parë vërejtjet dhe gjendjen që kanë mjekët nga kujdesi parësor shëndetësor. Në periudhën e kaluar, duke pasur parasysh problemin aktual, tha ai, kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Shëndetësisë dhe përfaqësuesit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Dr. Çolakova Dervishova theksoi se protesta do të ndërpritet dhe pret që të realizohet ajo që u tha në takim, ndërsa në të kundërtën kanë plan B. Fela e mjekësisë duhet t’i zgjidhë problemet në tavolinë, tha ajo, duke shtuar se ka alarmuar për këtë urgjencë dhe t’i ruajnë institucionet shëndetësore në vendet e vogla, sepse është shumë e rëndësishme për njerëzit që jetojnë në zonën e tyre.
Ajo theksoi se i ka bërë apel zëvendësministrit që menjëherë të fillojë md grupet punuese, të ketë përfaqësues dhe të insistojë së bashku me Odën e Mjekësisë, që të ketë në to një person që i kupton dhe ka qëndrim pozitiv ndaj kërkesave të tyre.

