Takim Kovaçevski – Marfi në margjinat e Konferencës së sigurisë në Mynih
Shkup, 18 shkurt – Në margjinat e Konferencës së Mynihut për siguri, kryeministri Dimitar Kovaçevski ka pasur bisedë me Kris Marfin, anëtar i Senatit të SHBA-së dhe ish kongresmen nga Partia Demokratike.
“Senatori Marfi, i cili shkëlqyeshëm e njeh rajonin tonë, ka shprehur përkrahje të madhe për vendin tonë, të cilin e sheh si vend të ardhshëm të BE-së me status të rrumbullaksuar euroatlantik, që është posaçërisht me rëndësi në aspektin e sigurisë”, ka shkruar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk.
Senatorit Marfi , kryeministri i ka shprehur falënderim në emrin e tij dhe në emër të Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për përkrahjen, të cilën SHBA-ja e jep për vendin tonë.
“Biseduam dhe si jashtëzakonisht të rëndësishme e vlerësuam bashkëpunimin rajonal, i cili viteve të fundit, posaçërisht po intensifikohet dhe i cili ka rëndësi të posaçme kur bëhet fjalë për mundësitë për diversifikim në sektorin energjetik për furnizimin stabil me energjensa”, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

