Lavrov: Militantë të huaj nga Shqipëria po rekrutohen për të luftuar në Lindje të Ukrainës

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se po rekrutohen militantë të huaj për të luftuar kundër rajoneve separatiste ruse në lindje të Ukrainës.

Në një intervistë për mediat ruse, Lavorv thotë se po rekrutohen edhe persona nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje Hercegovina.

Sipas Lavrovit, Kosova dhe pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor janë shndërruar në terren të kriminalitetit.

Kjo po krijon mundësinë që për luftën në Ukrainë të rekrutohen edhe terroristë e trafikantë droge nga këto vende.