Një delegacion nga Kuvendi do të marrë pjesë në AP të NATO-s në Bruksel

Shkup, 18 shkurt – Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, do të marrë pjesë në takimet e rregullta të komiteteve, të cilat çdo vit tradicionalisht mbahen në Bruksel, Mbretërinë e Belgjikës. Këtë vit, takimet do të mbahen prej 21 deri 23 shkurt të vitit 2022.

“Në takime do të marrin pjesë delegacione nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të NATO-s. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrë pjesë i gjithë delegacioni: Arta Bilalli – Zendeli, shefe dhe anëtarët Ilia Nikollovski dhe Antonio Milloshovski”, njoftojnë nga Kuvendi.

Në margjinat e këtyre ngjarjeve, do të mbahet edhe takim special i Komitetit të Përhershëm të AP të NATO-s.

“Gjithashtu, është paraparë që shefi i Delegacionit Arta Bilalli – Zendeli të marrë pjesë në takim të Këshillit Veri-Atlantik në selinë e NATO-s, në të cilin do të diskutohet për çështjet aktuale në fokus të Aleancës”, njoftojnë nga Kuvendi.