Kryeministri Kovaçevski takon Albin Kurtin
Munich, 18 shkurt – Marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës po avancohen duke e ruajtur miqësinë dhe afërsinë mes dy vendeve dhe fokusimin në arritjen e interesave të qytetarëve në të dyja vendet, gjë që u konfirmua edhe me mbajtjen e seancës së përbashkët në Qeveri në shtator të vitit të kaluar, theksuan kryeministrja Dimitar Kovaçevski dhe Albin Kurti, të cilët u takuan në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih.
Në takim, në të cilin mori pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive bilaterale mes dy vendeve.
Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takim u shpreh një interes i përbashkët për vlerësimin e rezultateve të arritura pas seancës së parë të përbashkët të qeverive për të përcaktuar synimet e ardhshme më të larta në avancimin e bashkëpunimit, përcjellë Zhurnal.
Një nga synimet e ardhshme në lehtësimin e lidhjeve mes dy vendeve pritet të jetë konkretizimi i interesit për hapjen e “One Stop Shop” mënyrë e shpejtë e kalimit të kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Në fushën e lidhjes së shpejtë, kryeministri Kovaçevski e njoftoi kryeministrin Kurti për ecurinë e realizimit të autostradës Shkup – Bllacë, qëndron në kumtesë.
Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi ekonomik është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe për faktin se Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut si një nga pesë vendet me të cilat Kosova ka shkëmbimin më të lartë tregtar. Kovaçevski dhe Kurti u pajtuan se dy vendet do të kenë një periudhë të bashkëpunimit të intensifikuar në fushën e energjetikës.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut i mbështet aspiratat euroatlantike të Kosovës dhe se jemi të hapur të kontribuojmë në atë drejtim duke transferuar përvoja në të gjitha fushat për të cilat Kosova do të shprehë interes.

