Bilall Kasami mirëpriti në takim Hristijan Mickoskin, për çka u bisedua?

Shkup, 18 shkurt – Kryetari i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa Bilall Kasami pati takim me kryetarin e VMRO_DPMNE-së Hristian Mickoskin në godinën e pushtetit lokal të Tetovës. Të dy theksuan se kanë folur për zgjidhjen e krizave në shtet.

“Me Hristian Mockosin biseduam për bashkëpunimin në nivel qendror, për gjetjen e zgjidhjeve në pjesën e krizës në të cilën ndodhet shteti, si dhe në nivel ndërkombëtar, në planin e brendshëm për krizën ekonomike e cila është më serioze në pjesën e krizës energjetike, biseduam në pjesën si t’i koordinojmë aktivitetet që të kemi zgjedhje më të shpejta dhe që vullneti qytetarëve të vijë në shprehje edhe në pushtetin qendror, Qeveria të jetë në përputhje me votat e popullit”, theksoi Kasami.

Edhe Hristian Mickoski se kanë pasur takim dhe bisedë konstruktive për temat aktuale të cilat i shqetësojnë qytetarët.

“Biseduam për politikën aktuale dhe gjendjen e krizës, siç tha kryetari për sfidat për krizën energjetike. Erdhëm në një konkluzion të përbashkët se edhe ky është konkluzioni i shumicës dërmuese të qytetarëve se shteti po shkon në drejtim të gabuar, se Maqedonia po lëviz në drejtim të gabuar dhe se kjo Qeveri duhet të shkojë sa më shpejt që t’ia fillojë Maqedonia dhe qytetarët e Maqedonisë pa dallim nëse janë ata qytetarë të Shkupit, Shtipit, Tetovës, Strugës. Sa më gjatë të qëndrojë kjo Qeveri e LSDM-së dhe BDI-së aty ku është aq më shumë probleme do të kenë të gjithë qytetarët, aq më shumë autobusë të mbushur do të largohen nga Maqedonia dhe pjesa më e madhe e tyre nuk do të kthehen më, më shumë do të kemi korrupsion, krim, do të kemi gjendje të keqe ekonomike. Nëse dikur ishim liderë në rajon sipas rritjes ekonomike dhe numrit të investimeve për fat të keq sot jemi në fund dhe kjo është një fakt dëshpërues”, theksoi Mickoski.

Në pyetjen e gazetarëve nëse në takim është biseduar për tema të tjera në nivel lokal Mickoski theksoi se nuk duhet të ketë tema të cilat do të mbeten tabu. Sipas tij çdo temë duhet të hapet dhe të mbyllet dhe se në Maqedoni ka shumë tema të hapura, dhe shumë pak të mbyllura.

https://fb.watch/bfl1Ve51CN/