“Ndërtojmë ardhmëri”: Zgjidhja institucionale e problemeve të fëmijëve lypsarë
Shkup, 18 shkurt – Katër mijë fëmijë dhe njerëz të moshës madhore lypin në mbarë shtetin, ndërsa rreth 50 fëmijë të moshës prej 3-14 vjet përdorin lëndë narkotike, janë një pjesë e të dhënave të hulumtimit nga Shoqata “Ndërtojmë ardhmëri”, e prezantuar sot në suaza të projektit “Stop lypjes dhe keqpërdorimit të fëmijëve dhe shëndetit të tyre”, i filliuar më 3 dhjetor të vitit 2021.
Sipas hulumtimit, siç tha sot në konferencën për shtyp Ilija Jovanovski, kryetari i Shoqatës “Ndërtojmë ardhmëri”, rreth 4 mijë fëmijë në vendin tonë janë nën qiell të pastër, 18,700 nuk janë në bankat shkollore, ndërsa 1.500 fëmijë të popullsisë rome nuk janë evidentuar me shifra amë.
Në hulumtim citohet se vetëm në Shkup shifra e fëmijëve lypsarë është rritur nga 70 në 100.
Jovanoviq në konferencën për shtyp tha se deri tani tre fëmijë të mitur të moshës trevjeçare kanë vdekur nga përdorimi i ngjitëses dhe lëndëve narkotike.
Siç informoi, në takim me ministren e re të Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska kanë kërkuar plotësime dhe ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve.
Ai potencon se ata si organizatë joqeveritare kërkojnë zgjidhje institucionale të problemeve, sepse, tha, sipas këtij hulumtimi përfunduam se fëmijët e vegjël gjatë lypjes sillen në mënyrë më agresive dhe i ngacmojnë shoferët.
“Një apel për shoferët – mos u jepni para. Shteti dhe Ministria është e obligueshme ta zgjidh këtë problem. Pasi të ndërpritet shtrirja e dorës për atë kategori, do të zgjidhet me hapa më të shpejtë të largohen nga këto lokacione ku janë shënuar të gjitha vendet e lypjes. Apeloj dhe kërkoj nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale problemet e romëve në mbarë shtetin të zgjidhen siç është zgjidhja e problemeve shëndetësore, arsimit, rreth punësimit, të hapen punëtori”, tha Jovanoviq.
Ai theksoi se në periudhën e ardhshme Shoqata “Ndërtojmë ardhmëri” do të organizojë tryezë të rrumbullakët me të gjitha institucionet kompetente dhe ambasadorë në vendin tonë që të marrin mbështetje dhe ndihmë për të kryer presion ndaj Qeverisë dhe institucionet me qëllim që të ketë të nesërme më të mirë për këta fëmijë të cilët përdorin lëndë narkotike.
Veli Mumin, ish sportist, dërgoi apel te Ambasada e parë e fëmijëve “Megjashi” dhe të gjitha institucionet t’u ndihmojnë fëmijëve dhe të jepet mundësi që projekti të përfundojë në dritë më të mirë dhe të mos ketë më fëmijë nëpër rrugë. “Ne së pari duhet t’i largojmë fëmijët nga rruga dhe t’i edukojmë, Thjeshtë, të kenë njohuri eementare, të dinë shkrim-lexim dhe të drejtat e tyre”, tha Mumin.

