Anketë: Vetëm 31% e bullgarëve mbështesin qasjen e re ndaj Maqedonisë së Veriut
Shkup, 18 shkurt – Vetëm 31% e qytetarëve bullgarë e mbështesin qasjen e re më fleksibile të negociatave me Maqedoninë e Veriut, ndërsa 49% konsiderojnë se Bullgaria duhet të jetë më e ashpër në negociata.
Këtë e tregojnë rezultatet nga anketimi i Agjencisë “Alfa Research”, e publikuar sot, ndërsa e realizuar nga 6-14 shkurt. Janë pyetur 1040 persona, informon Zhurnal.
Në anketat e kaluara rreth marrdhënieve mes Maqedonisë dhe Bullgarisë gjatë kohës së Qeverisë së Bojko Borisovot dhe ministres Ekaterina Zaharieva, mbështetje për atë qasje kishte 80% e popullsisë./Zhurnal.mk

