Komisioni Kuvendor për Arsim sërish ndërpritet për shkak të mosmarrëveshjeve për rendin e ditës

Shkup, 18 shkurt – Përsëri nuk filloi debati rreth dy pikave të rendit të ditës të seancës së nëntë të Komisionit Kuvendor për Arsim, Shkencë dhe Sport, e cila sot e pati vazhdimin e pestë.

Për shkak të mosmarrëveshjeve të deputetëve të opozitës edhe kryetares së Komisioni Zhaklina Llazarevska e LSDM-së rreth rendit të ditës të seancës ajo dha një orë pauzë.

Sipas Llazarovskës, rendi i ditës është votuar me tetë vota “për” në seancën më 17 qershor të vitit 2021 dhe prandaj vazhdojnë me punë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, ndërkaq, të mbëedhur para kryetares reaguan ashpër, mohuan se rendi i ditës atëherë është miratuar dhe kërkuan regjistrimin e kësaj seance. Insistuan se duhet t’u lejohen fjalime procedurale para miratimit të rendit të ditës.

“Sa të doni do të keni fjalime procedurale, nëse doni pesë muaj, pesë muaj do të vazhdoni. Nuk është problem, unë do t’u jap”, tha Llazarevska, e cila që ta qetësojë polemikën dha një orë pauzë, siç tha, për dakordime të mëtejshme.

Pas një kohe të gjatë është caktuar vazhdimi i kësaj seance në të cilën që nga qershori në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Byronë për Zhvillim të Arsimit, të dyja në lexim të parë.

Në fillim të vazhdimit të sotëm kryetarja e Komisionit Llazarevska bëri të ditur se është i pranishëm zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu.