Protestë e mjekëve amë, kërkojnë rritjen e çmimit të pikëve për pacientë
Shkup, 18 shkurt – Mjekët amë privatë të shëndetësisë primare, specialistët privatë dhe stomatologët të cilët kanë marrëveshje me Fondin për Sigurim Shëndetësor, sot e filluan protestën e paralajmëruar.
“Mjekët i kanë hapur ordinancat e tyre dhe gjatë ditës nuk do të pranojnë pacientë, përveç rastet urgjente. Nuk do të ofrojnë shërbime që ofrohen përmes “Termini im”, ndërsa pacientë të cilët dëshirojnë të presin për udhëzime dhe përshkrimin e terapive dhe caktimin e testeve i dërgojnë në qendrat emergjente”, deklaroi për MIA-n kryetarja e Shoqatës për Mjekë Privatë dr. Lidia Çollakova Dervishova,
Sipas saj, deri më tani kanë mbështetje prej pacientëve të të gjitha grup-moshave. Të gjithë e kemi të domosdoshme shëndetësinë funksionale. Deri më tani nuk kanë pasur raste urgjente, por nëse vijnë, siç thotë, të gjithë do të pranohen.
Çollakova – Dervishova pasdite në orën 14 do të ketë takim me zëvendësministrin e Shëndetësisë, Vlladimir Rendevski, në të cilën do t’i prezentojnë arsyet dhe kërkesat për protestën. Takimin e konfirmoi edhe Rendevski.
Mjekët amë kërkojnë të rritet çmimi i pikëve për një pacient, për të cilën janë premtuar 95 denarë, si edhe të ndryshojë Ligji për Mbrojtje Shëndetësore me të cilat të gjithë pacientët në vend se të jenë “të lidhur” për faksimilin e mjekut do t’i takojnë ordinancës amë. Janë të pakënaqur, siç thonë edhe nga mungesa e mbështetjes në shëndetësinë primare gjatë gjithë pandemisë.

