Gjykimi për “Shkallët spanjolle” vazhdoi me paraqitjen e dëshmive nga Prokuroria
Shkup, 18 shkurt – Me paraqitjen e dëshmive materiale nga Prokuroria sot në Gjykatën themelore penale në Shkup vazhdon gjykimi për rastin “Shkallët spanjolle”.
Paraqiten dokumente dhe njoftime nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, nga Komuna Qendër dhe nga kompania “Amadeus development” SHPKNJP – Shkup, ndërkaq lidhur me lejen për ndërtim dhe garancat bankare.
Rastin e udhëheqë gjykatësja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja publike, Elizabeta Josifovska.
Seanca e ardhshme është caktuar për më 2 mars të këtij viti.
Në rastin “Shkallët spanjolle”, krahas ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, të akuzuar janë Dimitar Dimovski, Biljana Dejanovska-Dimitrovska, Violeta Samarxhiska, Aneta Jordanova, Dejan Mitevski, Emilia Radojkova, Snezhana Kërstevska, Risto Papazov, Lidia Smiljanovska dhe Marjan Jovanov.
Sipas aktakuzës, me shitjen e paligjshme të parcelave para ndërtesës së EVN-së në sheshin në Shkup shteti është dëmtuar për 2,6 milionë euro.

