Kosova shënoi 14 vjet të shtetësisë me aktivitete të ndryshme. Qytetarë të shumtë përcollën Paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nga sheshi “Nëna Terezë”, në Prishtinë. Radio Evropa e Lirë ju sjell atmosferën festive nëpërmjet fotografive.
1Parakalimi i Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 2Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK, në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 3Një vajzë e vogël me flamurin e Kosovës të punuar me letër origami.4Në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës qytetarët mbanin edhe flamuj të SHBA-së, në shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi. 5Parakalimi i ushtarëve të FSK-së nëpër sheshin kryesor të Prishtinës në shënimin e 17 Shkurtit. 6Një pjesëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. 7Një pjesëtar i FSK-së mban logon me flamurin e Kosovës dhe stemën e Ushtrisë. 8Parakalimi i i pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. 9Garda Ceremoniale e Republikës së Kosovës gjatë parakalimit në 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.10Një vajzë e veshur me një bluzë ku shkruan Kosova, buzëqesh derisa mban një balon me hartën e Kosovës.11Një fëmijë me plis në kokë mban në dorë flamurin e Kosovës.12Monumenti i pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, që gjendet në Prishtinë sivjet u dedikohet grave, të cilat kanë qenë të suksesshme në fusha të ndryshme, si dhe atyre që kanë qenë viktima të dhunës.