Defekt i madh e la Dibrën pa ujë

Dibër, 17 shkurt – Një defekt i madh i rrjetit ujësjellës në rrugën kryesore në Dibër i la banorët e këtij qyteti pa ujë.

Nga ndërmarrja komunale publike “Standard” informuan se ekipet e tyre janë në terren dhe punojnë në sanimin e defektit.

“Bëhet fjalë për defekt të madh në rrugën kryesore ‘Tetë shtatori’. Maksimalisht janë angazhuar të punësuarit tanë në sanimin e defektit. Shpresojmë se sonte konsumatorët do të kenë ujë”, deklaroi për MIA-n drejtori i ndërmarrjes komunale, Kurim Kaba.