Trençevska: Qytetarët të parët i kanë ndjerë përfitimet nga projekti për përgjigje të shpejtë ndaj gjendjes së Kovid-19
Shkup, 17 shkurt – Përfitimi më i madh nga projektet për përgjigje të shpejt ndaj gjendjes me Kovid-9 kanë qytetarët, vlerësoi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanan Trençevska në konferencën e organizuar në platformën ZOOM. Sipas saj, projekti implementimi i së cilës përfundon në qershor, duhet të vazhdoj edhe më tej.
“Me implementim të shpejtë të projektit, përmes të cilit u furnizuam me barna për Kovid-19, vaksina për imunizim të qytetarëve dhe pajisje shtesë për spitale modulare, qytetarët që të parët i ndjejnë përfitime. Për këtë konsideroj se “Projekti për përgjigje të shpejtë të gjendjes me Kovid-19”, që përfundon në qershor të këtij viti, duhet të vazhdoj edhe më tej, që të mund aktivitetet e nisura të përfundojnë”, tha Trençevska.
Në konferencë, siç pasdite kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, drejtori i Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut Masimilijano Paoluçi, menaxheri i praktikës shëndetësore në rajoni e Evropës dhe Azisë Qendrore Tanja Dmitraçenko dhe përfaqësues të ekipit të projektit.

