Petliçkovski tregon pse kemi vdekshmëri të lartë nga Covid

Shkup, 17 shkurt – Në asnjë kontekst nuk mund të them se vdekshmëria e shtuar nga Kovid-19 është rezultat i mosrespektimit të protokolleve. Mendoj se pjesë e madhe e vdekshmërisë së lartë ka të bëjë me neglizhencën e shëndetit tonë, theksoi sot kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse Aleksandar Petliçkovski.

Sipas Petliçkovskit, të gjithë punonjësit shëndetësor më së miri po menaxhojnë me Kovid-19.

“Në asnjë kontekst nuk mund të them se vdekshmëria e lartë është rezultat i mosrespektimit të protokolleve. Unë jam i bindur se të gjithë punonjësit shëndetësor sipas njohurive të tyre më të miri po përpiqen të menaxhojnë me Kovid-19. Numrat nuk janë të larta, po, e rendit është t’i krahasoj me Slloveninë, me strukturë të ngjashme të popullsisë dhe atje dhe në këtë fazë të pandemisë numrat janë rregullisht mbi 20”, shtoi Petliçkovski në konferencë për shtyp në lidhje me numrin e rritur të vdekurve nga Kovid-19.

Ai theksoi se ekzistojnë edhe vende që kanë numra më të vegjël të të vdekurve, por këto janë vende me kulturë më të ndryshme shëndetësore nga e jona.

“Po, ka vende me numra më të vogla, por ata vende kanë kulturë shumë më të rëndësishme se kjo e jona. Mendoj se pjesa më e madhe e vdekshmërisë së lartë ka të bëj me neglizhencën e shëndetit”, tha Petliçkovski.