Uikers: Do të vazhdojmë të ndërtojmë lidhje edhe më të forta tregtare me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 17 shkurt – Do të vazhdojmë të ndërtojmë lidhje edhe më të fuqishme tregtare, ndërsa ndër sektorët për zgjerim të partneriteteve janë projektet për burime të ripërtëritshme të energjisë, infrastruktura, mjedisi jetësor dhe menaxhimi me mbeturina, si dhe financa alternative dhe të gjelbra, paralajmëron Martin Uikers, përfaqësues tregtar i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në Maqedoninë e Veriut.

Në vijim të vizitës treditore në vend, Uikers u takua me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, të Financave Fatmir Besimi dhe të Transportit dhe Lidhjeve bllagoj Boçvarski, si dhe me zëvendësministrat Hristina Oxhaklieska dhe Zoran Manevski, ndërsa i vizitoi bizneset më të mëdha britanike në vend, Xhonson Meti dhe minierën SASA.

Sipas Uikers, marrëdhëniet tregtare dhe vëllimi midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Maqedonisë së Veriut janë ndër më të mirat në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut, theksoi, është partneri ynë më i madh tregtar dhe ne jemi të interesuar që t’i forcojmë këto lidhje dhe të vazhdojmë të punojmë me Qeverinë për të përmirësuar klimën afariste.

Siç thekson në video mesazhin , Mbretëria e Bashkuar i rrit aktivitetet e veta tregtare dhe fokusohet në gjetjen e mundësive komerciale në Ballkanin Perëndimor.

Ai potencon se investimet britanike në Maqedoninë e Veriut janë ndër sipërmarrjet më të rëndësishme dhe më të suksesshme afariste në vend, të cilat prijnë përmes rezultateve ekonomike, qeverisjes së mirë dhe përgjegjësisë korporative dhe sociale.

“Projektet për burime të ripërtëritshme të energjisë, infrastrukturës, mjedisit dhe menaxhimit të mbetjeve, si dhe financat alternative dhe ato të gjelbra – janë vetëm disa nga sektorët nga të cilët mund të përfitojmë si rezultat i zgjerimit të partneriteteve tona dhe në të cilët Mbretëria e Bashkuar ka përvojë të konsiderueshme. dhe aftësitë drejtuese në botë”, thotë Uikers.

Duke theksuar se Mbretëria e Bashkuar e mbështet Maqedoninë e Veriut në diverzifikimin e furnizimit me energji elektrike përkujton se përmes Fondit për qeverisje të mirë e kanë mbështetur Qeverinë në zhvillimin e strategjisë energjetike e cila i ka mundësuar shtetit të vijë deri në #COP62 me kontribute ambicioze të përcaktuara kombëtare.