Dorëzohen dëshmi shtesë në rastin e “Lidhja Ndërkombëtare”

Shkup, 17 shkurt – Prokuroria Publike dhe të akuzuarit në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”, propozuan materiale dhe dëshmi verbale. Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Trajçe Pelivanov deri tek gjykata ka dorëzuar katër dëshmi materiale që kanë të bëjnë me të akuzuarit Bojan Jovanovski dhe Frosina Remenski. Njëkohësisht, dëshmi materiale të tyre ka propozuar edhe i akuzuari i parë Bojan Jovanovski, që kërkoi nga gjykata të paraqesin dëshmi komunikim në onlajn aplikacionin vacap (watsapp) në mes atij dhe ish-kryeministrit Zoran Zaev, në fakt ministrat Milla Carovska, Goran Sugarevski dhe ish-përfaqësues të pushtetit lokal.

Njëkohësisht, përfaqësuesi i parë i personit juridik Lidhja Ndërkombëtare Ivanka Jakimovska para gazetarëve pas seancës së sotshme theksoi se subjekti juridik Lidhja Ndërkombëtare në paraqitjen e saj nuk ka kurrfarë elemente të veprës penale, por bëhet fjalë për marrëdhënie të pastër civile-juridike.

“Konsideroj se është e nevojshme të sqaroj se edhe pse bëhet fjalë lëndë që është në fazë të procedurës dëshmuese, unë si përfaqësues i subjektit juridik Lidhja Ndërkombëtare, qëndroj në pozicionet se veprimet e tij , në fakt marrëveshjet edhe para marrëveshjeve që janë bërë në emër dhe llogari të personit juridik nuk ekziston as edhe një dëshmi se bëhet fjalë për vepër penale”, tha avokati Jakimovski.

Në seancën e sotme për rastin “Lidhja Ndërkombëtare” sipas renditjes mbrojtje duhej të jepte edhe e akuzuara Frosina Remenski megjithatë para gjykatës ajo tregoi se për këtë seancë të gjykimit nuk do ta përdor këtë të drejtë me sqarimin se mbrojtja mund të jepet në çdo fazë të procedurës.

“Nuk ikë aspak nga pyetjet, përkundrazi konsideroj se nuk mund gjykata të lejon në këtë fazë inversion të ngarkesës së dëshmimit. Ngarkesa e dëshmimit sipas ligjit është obligim i Prokurorisë Publike, përmes debatit kryesor, përmes dëshmive të paraqitura të dëshmohet faj të akuzuarve”, theksoi Remenski.

Gjykimin për këtë lëndë e udhëheq gjykatësja Sofçe Efremova-Gavrillova.

Në mes të akuzuarve për këtë rast janë edhe Mile Jovanovski (babai i të akuzuarit të parë) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq. I akuzuari i parë Bojan Jovanovski është i akuzuar për “mashtrim dhe larje parash”. Remenski për “ndihmë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmë në mashtrim dhe larje parash”, ndërsa Mile Jovanovski për “ndihmë për lajre parash” dhe për “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë”. Si person juridik është i akuzuar edhe organizata joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare”.