Granatime me artileri të rëndë në Ukrainë, goditet edhe një çerdhe fëmijësh
Ministri i punëve të jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba njoftoi se fshati Stanica në Llugansk është granatuar me armatim të rëndë nga territoret e okupuara në Donbas, me çrast është dëmtuar infratstruktura civile.
Kuleba u ftoi vendet tjera partnere ta dënojnë sulmin, që paraqet shkelje të Marëveshjeve të Minskut nga ana e Rusisë, në kohën kur situate edhe ashtu është e tensionuar.
Sipas korrespodentit të gazetës Independent nga Moska, gjatë granatimit të një çerdhe fëmijësh në rajonin Donbas, janë lënduar tre persona. Asnjëri prej të lëdnuarëve nuk është fëmijë.
Paraprakisht, ushtria ukrainase njoftoi se “trupat okupuese ruse” sot e kanë granatuar Lluganskun dhe me këtë rast kanë qëlluar edhe një çerdhe fëmijësh.
Edhe OSBE njoftoi se sot në orët e hershme të mëngjesit ka vërejtur “disa incidente me granatime në linjën e kontaktit në Ukrainën lindore”, njoftoi Rojtes, duke u thirrë në burime diplomatike.
Seperatistët e përkrahur nga Rusia e kanë akuzuar Ukrainën se ka hapur zjarr katër herë në 24 orët e fundit.

