Maqedonia dërgon ushtarë në kufi me Rusinë
Shkup, 17 shkurt – Armata e Maqedonisë së Veriut do të afrohet në kufirin rus, duke ybatur planin për dërgim të trupave në rajonin e Baltikut, një nga rajonet më të tanguara në doktrinën e sigurisë së NATO-s për momentin.
Sië raporton portali i specializuar në sferën e Sigurisë-Rrjeti ballkanik për siguri, plani i qeverisë është që numri i ushtarëve të Maqedonisë jashtë vendit të rritet nga 71 në 118 ushtarë, prej të cilëve edhe 37 do të dërgohen në kuadër të KFOR-it në Kosovë, kurse 10 ushtarë do të stacionohen në shtetin baltik Letoni,
Rritja shtesë e numrit të ushtarëve të Maqedonisë së Veriut do ta kushtojë vendin 5.5 milionë euro në nivel vjetor.
Usharët e parë në Letoni duhet të udhëtojnë në korrik, kurse NATO veçmë ka staconuar forcat e saj në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë, transmeton Zhurnal.
Atje janë vendosur katër njësite me nga 4 mijë ushtarë, kurse forcat në kuadër të cilave do të jenë edhe ushtarët nga Maqedonia e Veriut, udhëhiqen nga oficerë të ushtrisë kanadeze. Ushtarët shtesë të Maqedonisë në Kosovë do të dërgohen në kuadër të procesit të quajtur “ballkanizimi KFOR-it”, ku marin pjesë disa vende të Ballkanit.
ARM ka ushtarë edhe në Irak ku janë katër ushtarë, tre në Libi dhe dy në Republikën e Afrikës Qendrore.

