Takime bilaterale të Petrovskës me ministrat e Mbrojtjes në selinë e NATO-s në Bruksel

Bruksel, 17 shkurt – Në margjinat e mbledhjes ministrore në selinë e NATO-s në Bruksel, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbajti takime të veçanta me ministrat e Mbrojtjes – Matej Tonin të Sllovenisë, Stefan Janev të Bullgarisë, Nikollaos Panagiotopulos të Greqisë dhe me Hulusi Akar, ministër i Mbrojtjes të Turqisë.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takim me ministrin e Mbrojtjes të Sllovenisë, Tonin, ishin konfirmuar marrëdhëniet e shkëlyeshme në mbrojtje ndërmjet dy vendeve dhe bashkëpunimi intensiv në mbrojtje. Ministrat u dakorduan se të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshje të re bilaterale për bashkëpunim strategjik në mbrojtje.

“Ministrja Petrovska dhe homologu bullgar Janev e konfirmuan bashkëpunimin e mirë në mbrojtje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe ishin shqyrtuar mundësitë për përforcimin e saj. Petrovska u takua edhe me ministrin grek të Mbrojtjes, Panagiotopulos, me të cilin e përshëndetën bashkëpunimin e përforcuar në mbrojtje dhe u pajtuan se të dy vendet janë aleatë të përkushtuar. Në takimin bilateral me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Akar të dy ministrat u pajtuan për përforcim të bashkëpunimit në mbrojtje me stërvitje të përbashkëta dhe trajnime, dhe në kontekst të modernizimit të Armatës”, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja Petrovska në mëngjes mbajti takime me homologët nga vendet pjesëmarrëse në misionin e NATO-s për përgjigje dhe mbrojtje “Enhanced forward presence” në Letoni nën udhëheqësi të Kanadasë. Në këtë mision disa vite marrin pjesë Kanadaja, Spanja, Italia, Çekia, Polonia, Shqipëria, Islanda, Sllovenia, Sllovakia, Lituania dhe Mali i Zi, ndërsa me këtë vendim nga viti i kaluar edhe Maqedonia e Veriut. Kontingjenti ynë, citohet në kumtesë, këtë verë do të dërgohet si pjesë e kontingjentit në Slloveni.

Maqedonia e Veriut ka rritje stabile të buxhetit të mbrojtjes i cili sivjet arriti në 1,77 për qind të bruto produktit vendor, ndërsa deri në vitin 2024 do të ngjitet deri në nivelin e projektuar prej 2 për qind të BPV-së. Njëherësh, shteti në vazhdimësi bën përpjekje edhe në modernizimin e forcave të armatosura duke e pasur parasysh se modernizimi i përfshin mbi 30 për qind të buxhetit për vitin 2022, vendi hyn në grupin prej 24 aleatë të NATO-s të cilët mbi këtë bazë tashmë i kanë përmbushur drejtimet e Samitit të Aleancës në Uells.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, ministrja Sllavjanka Petrovska për këto arritje të rëndësishme i ka informuar ministrat e Mbrojtjes të vendeve aleate në sesionin kushtuar buxhetimit dhe ndarjes për modernizimin e Armatave të vendeve anëtare.

Ministrja ka theksuar se buxheti për mbrojtjen në vitin 2022 është dyfish më i madh se buxheti i para katër viteve, që tregon se vendi në tërësi i respekton vendimet të cilat sillen bashkërisht në NATO.

“Në takimin e fundit ministror të NATO-s, vendi mori objektivat e kapaciteteve dhe tashmë ka filluar zbatimin e tyre, veçanërisht duke pasur parasysh se është mbështetur me burimet e nevojshme financiare. Në kuadër të modernizimit, po bëhet furnizimi i transportuesve të rinj të blinduar të prodhimit amerikan për Ushtrinë, përmes marrëveshjeve shumëvjeçare si Qeveri me Qeveri”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ministrat e mbrojtjes, përfshirë ministren Petrovska, në deklaratë shtuan se në këtë seancë rikonfirmuan përkushtimin e tyre për përforcimin e sigurisë kolektive përmes rritjes së vazhdueshme të buxheteve të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s dhe ndarjes së së paku 20 për qind të këtyre mjeteve për modernizim dhe modernizim dhe pajisjen e forcave të saj të armatosura.