MPB: Janë arrestuar kontrabandistë, transportonin nëntë emigrantë nga Pakistani

Demir Kapi, 16 shkurt – Në rrugën rajonale R1103, kryqëzimi Demir Kapi dje në ora 18:40, nga ana e zyrtarëve policorë të stacionit policor për vëzhgim kufitar Mihajllovë është privuar nga liria J.R. (44) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve “BMW” me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, janë zbuluar katër migrantë të paligjshëm nga Pakistani, njoftoi MPB.

“Në ora 20:10 në vendin e quajtur Ostrovë, afër Negotinës, janë zbuluar edhe pesë migrantë të paligjshëm nga Pakistani, të cilët paraprakisht ishin transportuar me automjetin “BMW”, ndërsa nga liria është privuar E.M. (28) nga nga fshati Vrapçishtë. J.R. dhe E.M. janë ndaluar në stacionin policor dhe në një bisedë zyrtare kanë pranuar se të dy kanë marrë pjesë në pritjen dhe transportimin e emigrantëve të paligjshëm”, theksojnë nga MPB-ja.

Në koordinim me Prokurorin Publik nga PTHP-ja për NPKOK, kundër personave gjatë ditës së sotme do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale “kontrabandim me migrantë” nga neni. 418-b paragrafi 2 dhe do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkup, ndërsa personat-migrantë ilegalë janë dorëzuar në qendrën pranuese-transitore