Ngjarje përfundimtare për projektin tuining “Ndërtimi i kapacitetit institucional dhe Qendrës së hulumtimeve”

Shkup, 17 shkurt – Ngjarje me rastin e përfundimit të projektit Tuining “Ndërtimi i kapacitetit institucional të Qendrës së Hulumtimeve” i financuar nga Bashkimi Evropian do të mbahet sot në format hibrid përmes platformës Zoom.

Projekti, siç kumtoi Prokuroria Publike, u zbatua për dy vite e gjysmë ndërsa u mbështet nga Fondacioni gjerman për ndihmë juridike ndërkombëtare (IRZ), në partneritet me Ministrinë e Drejtësisë të Republikës së Kroacisë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë për Polici Financiare dhe Drejtorinë Doganore.

Në ngjarje, siç paralajmëruan nga PP, fjalime do të kenë ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, euroambasadori Dejvid Gir, prokurori publik Lubomir Joveski, si edhe ambasadoret e Gjermanisë dhe të Kroacisë në vend Anke Holshtajn dhe Nives Tiganj.