Boçvarski në takim me Martin Uikers, i dërguar i posaçëm për tregti nga Britania e Madhe
Shkup, 16 shkurt – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski u takua me të dërguarin e posaçëm për tregti të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Martin Uikers.
Në takimin, siç kumtoi Ministria, Boçvarski i ka prezantuar projektet kapitale që realizohen në pjesën e infrastrukturës hekurudhore dhe rrugore, si dhe zhvillimin e komunikacinit ajror në vend.
Fokus i posaçëm në bisedë është vendosur në ndërtimin e Korridorit hekurudhor 8, si dhe vendosjen e Sistemit intelegjent transportues të Korridorit rrugor 10.
“Kam pasur nder të posaçëm të bisedojmë për projektet infrastrukturore që i kemi realizuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këtë takim e shoh si fillim të një bashkëpunimi të ri me të gjitha kompanitë e interesuara nga Mbretëria e Bashkuar, që kanë interes të përfshihen në thirrjet publike në realizimin e projekteve në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore”, tha Boçvarski pas takimit.
Ai ka shprehur falënderim deri te i dërguari Uikers, duke potencuar se takimet e tilla janë me interes të madh për të dy vendet për shkak të bashkëpunimit më të madh ekonomik.

