Qëndrim i kabinetit të presidentit në lidhje me veprimin për zgjedhjen e konsullit të Përgjithshëm

Shkup, 16 shkurt – Veprimi për emërimin e konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë vendit nuk është aspak kompetencë e presidentit të shtetit, por e MPJ-së dhe Qeverisë, dhe e njëjta është e rregulluar me Ligjin për punë të jashtme, kumtoi kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

“Veprimi për emërimin e konsullit të përgjithshëm e ngriti ministri për Punëve të Jashtme, i cili deri tek Qeveria e dorëzoi propozimin për emërimin e konsullit të Përgjithshëm. Pas pranimit të kandidatit nga ana e Qeverisë, MPJ-ja kërkon pëlqim nga vendi për pranim, ndërsa pas marrjes së saj dhe përgatitjeve përfundimtare, Qeveria sjell vendime për emërimin e konsullit të Përgjithshëm”, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të vendit.

Letra e dërguar për konsullin e Përgjithshëm, atje ku është e nevojshme, e sugjeron ministri, ndërsa e nënshkruan kryetari i Qeverisë, thuhet në kumtesën e kabinetit të presidentit të vendit.