Editorial/ Paga maksimale për produktivitet minimal

Shkup, 16 shkurt – Deputetët në Kuvendin e Maqedonisë nga viti në vit gjithnjë tregojnë nivel të ulët të debatit. Nuk ka debat të argumentuar lidhur me ligje të caktuara, nuk ofrohen zgjidhja të mira, por debati shndërrohet në përleshje verbale, akuza të ndërsjella dhe kërcënime, me çka tregojnë produktivitet minimal apo fare produktivitet në punë. Por njëkohësisht ato janë maksimalisht efikas në pagesën e të hollave, pagave dhe benefiteve tjera, me çka rangohen në maje të profesioneve më të paguara, transmeton Zhurnal.

Në çdo demokraci normale qytetarët presin deputetët të kenë debat produktiv dhe kualitativ në Kuvend dhe përmes argumenteve të propozojnë zgjidhje kualitative ligjore në interes të qytetarëve dhe shtetit. Por në vend të kësaj, seancat dhe debatet më tepër i ngjajnë përleshjeve të ndërsjellja, inat dhe debat të zbrazët, dhe kryesisht pa debat produktiv për çështje të caktuara të rëndësishme.

Kjo u vërejt edhe gjatë debatit për ligjin për pagën minimale kur në vend të debatojnë me argumente si të përmirësohet standardi i punonjësive, deputetët përsëri tentonin të përfitojnë politikisht.

Dhe derisa në çdo lëmi paga varet nga puna e punëtorit se çfarë do të kryejë, në Kuvend kjo nuk vlenë. Deputetët kanë paga të garantuara mujore prej së paku katër paga minimale, e puna e tyre nuk prodhon asgjë. Qytetarët me të drejtë kanë vërejtje ndaj të përzgjedhurve për përleshjet e ndërsjella mes deputetëve dhe për mos efikasitet.

Vërtetim se debati në Kuvend është në nivel, tregon edhe rezultati nga hulumtimi i institutit për demokraci “Societas Civilis”.

Në raportin e Institutit për Demokraci në përgjithësi vërehet përkeqësim i nivelit të argumentimit nga ana e pjesmarësve në diskutim në Kuvend. Folësit në 52% e fjalimeve të tyre nuk kanë patur argumente, derisa në 41% dobët kanë argumentuar. Një argument apo më tepër janë vërejtur vetëm në 7% të debatit.

Profesori universitar Zhivko Andrevski pajtohet se mess deputetëve nuk ka debat kualitativ dhe të argumentuar dhe se kjo ndikon mbi efikasitetin e Kuvendit, e cila në periudhën e fundit është e bllokuar.

“Këto deputetët tanë fjalosen dhe përleshen si rrugaçë. Nuk kanë kulturë debatimi, e kur nuk ka debat kualitativ, nuk ka as Kuvend efikas. Do të fjalosen që në fillim dhe aq e ka seanca. E çuditshme si një komunikim i tillë politik kualitativ nga e kaluara të mos mund të gjejë hapësirë te deputetët e tanishëm. Për këtë shkak nuk duhet të habitemi pse Kuvendi është tërësisht joefikas, nuk ka debat kualitativ, nuk miratohen ligje, por kur votohet për benefite atëherë deputetët janë shumë efikasë”, thotë Andrevski.

Padyshim problemi me punën joefikase të Kuvendit nga viti në vit bëhet gjithnjë më evident, ndërsa kultura e sjelljes dhe debatimit bie në nivel të ulët. Si duket disa zakone duhet të ndryshojnë dhe Parlamenti të bëhet shtëpi e demokracisë ku do të sillen ligje kualitativa përmes një debati të argumentuar të përbashkët.

Vetëm kështu ky institucion do të fillojë të kthejë besimin te qytetarët, e cila në këtë moment është në nivel shumë të ulët.//Zhurnal.mk