Tahiri: Mos reflektimi nga institucionet tendencë për ta dështuar Ligjin e Pagave
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se zhvendosja e debatit për Ligjin e Pagave pa ndodhur dialogu i mirëfilltë me partnerët institucionalë dhe me Kuvendin e minon procesin që në nisje.
Sipas Tahirit, mos reflektimi në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për institucionet është tendencë e qartë për ta dështuar Ligjin.
“Vetë shtojca 8, paga e drejtuesit të lartë në ministri, është më e madhe se në Agjencitë e Pavarura Rregulluese. Ky proces, pa parime të qarta, se cila është baza e nisjes llogaritëse (vlera e koeficientit). Rritja e hendekut të pagave nga 1 me 10 në 1 me 20; më tepër synon akomodimin e diskriminimit, sesa parimit paga e njëjtë për punën e njëjtë. Vendosja e koeficientit asokohe 239, ka qenë niveli bazë i pagës minimale brenda administratës shtetërore”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

