Xhang Xuo: Në epokën pas pandemisë potencial i madh për bashkëpunim dypalësh midis Kinës dhe Maqedonisë së Veriut

Shkup, 15 shkurt – Kina dhe Maqedonia e Veriut gjatë vitit të kaluar bashkërisht kanë promovuar shkëmbimin dhe besimin reciprok. Unë besoj fuqishëm se në epokën e pas pandemisë ekziston një potencial i madh për bashkëpunim reciprokisht të dobishëm midis dy vendeve tona, deklaroi ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vend Xhang Xuo.

“Presidenti kinez Si Xhinping, së bashku me kryeministrin e atëhershëm Zaev dhe liderët e vendeve të tjera të Evropës Qendrore dhe Lindore, së bashku mbështesin hapjen me sukses të samitit Kinë-EQL. Të dyja palët po punojnë për të identifikuar fushat prioritare për bashkëpunim në mënyrë që nga rezultatet pragmatike të samitit të mund të përfitojnë të dy popujt tanë,” tha ambasadori Xuo në fjalimin në pritje të mediative me rastin e shënitimi të festivalit pranveror kinez.

Ai theksoi se shkëmbimet onllajn dhe ofllajn në të gjitha nivelet mes dy vendeve tona po bëhen më aktive. Lidhur me bashkëpunimin me Maqedoninë e Veriut në përballjen me pandeminë kovid, ai theksoi se duke tejkaluar vështirësitë e brendshme, Kina ka arritur të dhurojë 100.000 doza vaksinash dhe të sigurojë prokurim komercial të 700.000 vaksinave për Maqedoninë e Veriut.

Efektiviteti i vaksinave kineze është njohur globalisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ne jemi të gatshëm për një bashkëpunim më të madh me vendin në të ardhmen”, tha ambasadori kinez Xhang Xuo në pyetjen e gazetarëve.

Ai iu referua edhe rritjes së tregtisë mes dy vendeve. Sipas statistikave të autoriteteve kineze, theksoi ambasadori Xhang Xuo, tregtia dypalëshe ndërmjet Kinës dhe Maqedonisë së Veriut në vitin 2021 u rrit për 56,7 për qind në vit, importet e Kinës nga Maqedonia e Veriut u rritën për 66,03 për qind në vit, eksportet e Kinës në Maqedoninë e Veriut u rritën për 43,22 për qind në nivel vjetor.

Duke u kthyer pas në vitin 2021, vitin e kaut, ai kujtoi, ndër të tjera, se Partia Komuniste e Kinës e festoi njëqindvjetorin e saj dhe e bashkoi dhe e udhëhoqi popullin kinez në arritjen e arritjeve të njohura botërore në zhvillimin e vendit si dhe në përmirësimin e jetës së njerëzve. BPV-ja e Kinës u rrit PËR 8.1 për qind në 110 trilion juanë, ndërsa BPV-ja e saj për kokë banori tejkaloi 12,000 dollarë, duke arritur qëllimet e dyfishta të rritjes më të lartë dhe inflacionit më të ulët. Kina ka lëshuar roverin Zhurong në mars, satelitin e vëzhgimit diellor Ksihe dhe modulin bazë Tianhe, ndërsaKina është shtëpia e funksionimit më të madh të rrjetit 5G në botë.